“Më vjen mirë që po na konsiderojnë si pretendentë”, Sinella paralajmëron Tomorin: Nuk duhet të kënaqemi me çfarë kemi bërë deri tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 22:36

“Më vjen mirë që po na konsiderojnë si pretendentë”, Sinella paralajmëron Tomorin: Nuk duhet të kënaqemi me çfarë kemi bërë deri tani

Fillimi i kampionatit është pa një datë zyrtare, ashtu si dhe skema e tij, por në Berat kjo pak rëndësi ka. Puna vazhdon me përkushtim dhe sipas trajnerit Bledar Sinella, duhet shfrytëzuar në maksimum hapësira kohore deri në nisjen e garës. Fokusi është tek alternimi i përgatitjeve me ndeshjet miqësore, pasi vetëm kështu kuptohet qartë se në çfarë gjendjeje është skuadra. Miqësorja e fundit ndaj Elbasanit tregoi qartë progresin e Tomorit, por trajneri Sinella insiston në përmirësimin e mëtejshëm.
Sinella Tomori
“As unë dhe as skuadra nuk duhet të kënaqemi me punën e deritanishme, sepse janë më të mëdha mundësitë e Tomorit. Dua të marr maksimumin nga ky grup futbollistësh. E di se në kampionat ata do bëjnë diferencën ndaj kundërshtarëve. Kam pretendime edhe për futbollistët që e kanë nisur miqësoren e fundit nga stoli, të gjithë duhet të tregojnë vlerat e tyre kur u krijohet mundësia. Futbolli nuk luhet vetëm me 11 futbollistë, të gjithë do të kenë shanset e tyre. Më vjen mirë që po na konsiderojnë si pretendentë, por këtë cilësim duhet ta meritojmë në fushë. Deri në startin e kampionatit do të shfrytëzojmë hapësirën me ndeshje miqësore. Ato na japin mundësinë për t’u perfeksionuar në të gjitha drejtimet”, ka thënë tekniku Sinella.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"