“Më vjen mirë që nuk pësuam gol”, Ahmataj pas suksesit të Tiranës: Nuk kam emocione pas kësaj fitoreje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2023 | 16:27

“Më vjen mirë që nuk pësuam gol”, Ahmataj pas suksesit të Tiranës: Nuk kam emocione pas kësaj fitoreje

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, ka deklaruar se fitorja e bardhebluve ndaj Teutës, nuk është e tillë sa për t’u gëzuar plotësisht. Ai nxjerr si shkak pozicionimin që kanë aktualisht bardheblutë që janë të shkëputur nga kryesuesit.

bandicam 2023-11-01 16-17-20-236

“Situatat nuk rikthehen me një fitore. Duhet kohë që të stabilizojmë lojën tonë. Një gjë më vjen mirë, që nuk pësuam gol, një element që na ka dëmtuar në fazën e parë dhe duhet ta përmirësojmë. Terreni nuk të lejon të luash dhe duhet të jemi më cinikë e të kujdesshëm. Ishim më të thjeshtë dhe zgjidhëm gjërat në mënyrë të mirë sot.

Hasani është ofensiv, goditës i portës, cilësitë e tij i shfrytëzojmë e do mundohemi t’i shfrytëzojmë gjithmonë.

Qarkullimi i topit ndikohet shumë nga terreni dhe situata në të cilën skuadra është, por do të vijë gradualisht se është armë e fortë e jona që do vijë duke u përmirësuar. Problemet në mbrojtje janë të thjeshta për t’u rregulluar por duhet përqendrim. Në këtë situatë kemi ndryshuar edhe sistemin kur na vunë në vështirësi, por pastaj u normalizua gjithçka dhe nuk u patën më rreziqe.

Rezultatet dhe pozicioni i Tiranës është ai që të jep mërzi. Ne ndonëse fituam, jemi të mërzitur për renditjen ku është Tirana. Ne gjithmonë duhet të fitojmë e jemi lart, unë padiskutim pres më shumë ndaj nuk kam emocion me fitoren”, tha pas ndeshjes për “MCN” Ahmataj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"