“Me trajnerin çdo ditë situata përmirësohet”, Tafas para ndeshjes me Partizanin: Heronj janë ata që kanë luftuar, jo unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 18:54

“Me trajnerin çdo ditë situata përmirësohet”, Tafas para ndeshjes me Partizanin: Heronj janë ata që kanë luftuar, jo unë

Kukësi do të ndeshet me Partizanin në shtëpi, sfidë e vlefshme për javën e pestë të Superiores. Në konferencën para ndeshjes, portieri i verilindorëve, Angelo Tafas, u shpreh se skuadra është gati për këtë takim.

tafas

“Nuk jam hero, thjesht kam bërë punë mirë në dy ndeshje që kemi luajtur me 10 lojtarë, me të kuq herët, dhe dy ndeshje të tjera ku mbaj përgjegjësi për golat e pësuar. Heronj janë ata që kanë luftuar, jo unë, unë thjesht kam bërë punën time.

Me trajnerin çdo ditë situata përmirësohet, kemi idetë e qarta, ekipi është i motivuar dhe tani të shohim në ndeshje.

Fryma është e mirë, grupi është me pozitiv, të gjithë jemi super OK, por rezultatet kur nuk janë, normale që do të ketë mërzi, por jo diçka më shumë.

Mund të them se ky ekip është më i kompletuar se në dy vitet e mëparshme”, u shpreh Tafas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"