“Më shqetësojnë dëmtimet”, Mezani kërkon një sforco ndaj kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2023 | 10:09

“Më shqetësojnë dëmtimet”, Mezani kërkon një sforco ndaj kampionëve

Gentjan Mezani parashikon një ndeshje shumë të fortë ndaj Tiranës, por sipas tij Laçi do të futet në fushë për të marrë maksimumin nga kjo përballje.

Gentian-Mezani

Sot në orën 13:00 kurbinasit presin kampionët në fuqi për javën e 16-të, ndërsa në fazën e parë në “Selman Stërmasi”, u prodhua një ndeshje spektakolare, që përfundoi me shifrat 3-3. Trajneri vlonjat i kurbinasve, që në tri takime që drejton ekipin ka arritur të marrë dy fitore dhe ka humbur vetëm në Kukës, theksoi për “Panorama Sport” se shqetësimi i tij i vetëm mbeten dëmtimet e disa lojtarëve të rëndësishëm që nuk janë riaftësuar ende për këtë takim.

“Skuadra është stërvitur mirë gjatë kësaj periudhe. Shqetësimi më i madh janë dëmtimet, që nuk kemi arritur ende t’i rikuperojmë”, ka thënë fillimisht Mezani, por pa specifikuar emrat e futbollistëve që nuk do të jenë të gatshëm, në një kohë që javët e fundit probleme kanë pasur Shkurtaj, Alla, Turkaj, Ziko dhe Babatunde. I pyetur se çfarë ndeshjeje pret ndaj Tiranës, vlonjati shtoi: “Sigurisht që pres një ndeshje të fortë, pasi përballë kemi një ekip që është kampion në fuqi. Pa diskutim që duhet të bëjmë më të mirën tonëpër të mare maksimumin nga kytakim”. Ndërkohë, në fund trajneri i Laçit bëri një koment edhepër merkaton e janarit, ku kurbinasit ende nuk kanë zyrtarizuar asnjë afrim. “Po punojmëpër këtë pjesë dhe shpresojmëse do të bëjmë afrimet e duhura. Uroj që të jemi sa më tëplotësuar në ditët në vijim”,theksoi vlonjati.

Sot bardhezinjtë nuk do të kenë të gatshëmas afrimin e vetëm, Saliu Guindo. Vetëm një mrekulli me federimin e tij pak minuta parastartit mund të bënte të mundur grumbullimin.

1 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"