“Me Orgesin uroj të jetë e treta e vërteta si vitin e kaluar”, Halili: Kontratë e pafundme me Shehin, nëse…(E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 23:52

“Me Orgesin uroj të jetë e treta e vërteta si vitin e kaluar”, Halili: Kontratë e pafundme me Shehin, nëse…(E PLOTË)

Presidenti i Tiranës, Refik Halili mbrojti të gjitha vendimet dhe investimet në klubin bardheblu. Gjatë prezantimit të trajnerit Orges Shehi, kreu i 25-herë kampionëve të Shqipërisë theksoi se vetëm ka sugjeruar për lojtarët në formacion dhe nuk ka ndërhyrë asnjëherë te trajnerët.
143604731_2792157114373726_423307444889905365_o
Ai u shpreh optimist se Tirana do të kthehet te rezultatet pozitive me teknikun e ri.

“Arsyeja e zgjedhjes së Shehit – Kuptohet që gjatë gjithë kësaj periudhe të këtij sezoni, nuk kemi ecur mirë. Klubi jonë,  që është më i madhi, nuk mund të rri dot pa trajner. Mendoj se kam zgjedhur një trajenr të duhur, pas shumë bisedave që kemi bërë. E njoh shumë mirë trajnerin. Është kampion dhe ka pak fjalë. Siç ka bërë gjatë karrierës, besoj se do të bëjë të njëjtën gjë edhe te ne si trajner i parë.

Kontratë afatgjatë apo afatshkurtër  – Kemi një situatë ku nuk jemi mirë për shkak të renditjes. Për sa i përket problemeve të tjera, jam optimist. E mbështes besimin te skuadra dhe klubi. Ia vë pak fajin dhe fatit se kemi pasur dhe dëmtime. Shpresoj të ecim para. Sa i përket kontratës, personalisht i them Shehit se është e pafundme nëse ka rezultate të mira. Kushdo që vjen te klubi, nëse shkojnë gjërat mbarë, rri trajenri. Nëse nuk shkojnë mbarë, do të gjejmë një trajneer. Nuk mund të ndryshojmë trajner çdo 2-5 ndeshje. Është si shprehja ‘sa e ëmbël është dashuria, aq më hidhur del më vonë’. Kjo uroj të jetë e ëmbël. Uroj ta vazhdojmë sa më gjatë me Orgesin.

Do të thoja një gjë të tillë. Ju e dini më mirë se unë. S’dua të dalin gjërat nga goja ime. E vlerësoj skuadrën. Nëse marrim ekipin, kemi 7-8 lojtarë të kombëtareve të ndryshme. Për ndeshjen e radhës, t’i marrim gjërat një e nga një. Se për çfarë do bëhet, ka shumë punë për të bërë dhe klubi jonë duhet të merret me licencimin, infrastrukturën. Shikoj klubin tim. Jemi në një pikë që s’mund të themi shumë fjalë të mira. Kam besim absolut te skuadra te kapiteni Batha, Torasa, lojtarët me përvojë. Besoj se kjo do të jetë e treta e vërteta, siç ndodhi vjet.

Ndërhyrja te trajnerët – E kam të thjeshtë. Kam lexuar dhe se çfarë ka thënë Egbo. Kam dëgjuar disa trajnerë që flasin për ndërhyrjen në ekip. Ju i dini se kush janë. Nëse thonë që kam ndërhyrë, ju merreni të mirëqenë. Nëse jo, ju e dini më mirë. Nuk jam i çmendur. Jam i kujdesshëm në këtë drejtim. Nuk kam se si të bëj marrëzira. Një trajner vendos. Nëse pronari të thotë ‘lëre konjfrencësh dhe shko në vend tjetër’, do shkosh. Nëse sugjeron diçka, është diçka e mirë. Puna bëhet në bashkëpunim me drejtorin, klubin dhe futbollistët. Më erdhi keq që u prish marrëveshje me ish-futbollistin tonë që ka qenë kampionë prej vitesh. Ndoshta unë nuk do të ndryshoj. Shpresoj të mos i sjell dëm trajnerit në vazhdimësi.

HALILI SHEHI

Gjërat për korrigjim – Në drejtimin e klubit, kam bërë gjithçka mirë në infrastrukturë që kur është privatizuar. Besoj se do t’ju vijë një lajm shumë i mirë që kam bërë dhe që do vazhdoj të bëj. Do të jemi këtu prapë si shpejt. Dhe do të thoni si ka mundësi që i realizoi. Kam bërë mirë. Nuk jam i penduar për largimin e një trajneri, kushdo qoftë. Nëse në këtë klub nuk bëhet mirë, është trajneri që i ha kritikat për rezultatet. Trajnerët janë të qetë këtu. I thashë dhe Orgesit se do ta shoshëh këtu sa mirë është. Kanë ëfolur dhe për drejtorin Osmani. Me pak goditje në merkato ka qenë i kujdesshëm. Edhe me drejtorin Muka dhe me ish-sportistët e tjerë kanë qendruar me orë të rëra për rezultatet që kanë qenë jo të mira. Unë jam i fokuar te akademia jonë, por akademia është problem i joni, sepse kërkon trajnerë të kualifikuar si Devolli, Memelli, kërkohet shumë punë. Nëse do të largojmë në transferim lojtarë të rinj, do t’i zëvendësojme me futbollistë të rinj. Por, nuk mund të fusim direkt 7-8 lojtarë të akademisë. Do të kërkojmë titullin dhe pjesëmarrjen në Europë. Duhet të bëhet gradualish me kujdes mes stafit dhe drejtorit të akademisë.

Përgjegjësi e klubit – Nëse klubit i mungojnë financat, është problem i madh. Presidenti duhet të punojë të mos i mungojë asgjë skuadrës për sa i përket financave. Infrastruktura duhet të jetë në dispozicion të skuadrës. Ju e keni parë vetë. Në një kohë rekord kemi bërë zhbllokimin e merkatos si dhe kemi sjellë lojtarë. Kemi sjellë lojtarë cilësorëe në një kohë kaq të shpejtë. Nuk ka më mirë se çfarë të bëjë klubi. Kjo është vendosmëri. Nëse thonë se për diçka që bën nuk ka vlera, le ta thonë. Me Orgesin do të ecim përpara, kam besim. E kam besimin te stafi. Një pjesë e stafit është në skuadër. Orgesi ka zgjedhur dhje bashkëpunëtorët e tij. Skuadra është aty, lojtarët po, jam i bindur do të ecim para. Konferencën e radhës do të kemi një tjetër simfoni.

Përgjegjësia e lojtarëve – Nuk kam thënë që trajnerët nuk kanë bërë punë të mirë. Janë  rezultatet që flasin. Dede është rast i rralë. E përgëzoj që është i vendosur. Bëri zgjedhje shumë të mirë për veten  e tij. Lojtarët janë aty. Përgjegjësinë duhet ta diskutojmë tani që është i plotë. Nuk është se s’kemi dhënë vërejtje. Torasa ka dalë dy herë me karton të kuq, ka qenë i dëmtuar dhe ka luajtur me sakrifica. Edhe Batha. Nuk është se s’kemi dhënë penalitetet, por s’kemi bërë zhurmë . Edhe atyre u dhemb pak. Grupi është i madh. Skuadra është aty. Nuk e kemi bërë merkaton sipas qejfit. Kemi qenë me Muçin dhe Torasën. Sot koka do t’i dhembë trajnerit, sepse kontigjenti do të jetë më i madh për të zgjedhur”, u shpreh për mediat, presidenti i Tiranës, Refik Halili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"