“Me ndryshimin e skemës i dhamë indicie të gabuar kundërshtarit”, Çela pas fitores së parë: Jam i lumtur, urojmë të kemi vazhdimësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2023 | 18:39

“Me ndryshimin e skemës i dhamë indicie të gabuar kundërshtarit”, Çela pas fitores së parë: Jam i lumtur, urojmë të kemi vazhdimësi

Flamurtari mori fitoren e parë për këtë sezon ndaj Vlorës. Pas ndeshjes, trajneri i vlonjatëve Emiljano Çela u shpreh i lumtur dhe përgëzoi futbollistët e tij.
bandicam 2023-09-24 18-32-19-378

“E kam thënë që ekipi ka probleme në zonën e rrezikshme kundërshtare, por kemi punuar gjatë këtyre javëve. Sot ishte një ndeshje e rëndësishme, u zgjidh thjeshtë falë mënyrës si e organizuam. Patëm pak frikë pas pësimit të golit, por jam i kënaqur me fitoren dhe djemtë i përgëzoj. Shpresoj tani të gjejmë vazhdimësinë. Vucaj nuk pati dëmtim të rëndë, vetëm një kontraktim në këmbë. Besoj që do ta kemi gati për javën që vjen. Në përgjithësi e kam përgatitur ekipin për disa module të lojës, patjetër që edhe ndeshjet e tjera kemi ndryshuar skema. Por kur ekipi nuk është i suksshëm ka pikëpyetje, e rëndësishme është mënyra e si e interpretojnë lojën. 3-5-2 ishte thjesht një rreshtim për të dhënë një indicie të gabuar kundërshtarit. Në momentin që ekipi kundërshtar doli me disavantazh numerik iu kërkova ekipit që të sulmojnë më shumë. Në përgjithësi jam shumë i kënaqur me ekipin, duam fitoren me Lushnjën se është një ndeshje e rëndësishme. Sinqerisht do të doja dhe unë të isha i qetë, por është si një ogur i keq. Në minutat e fundit thash të ulem dhe ta shijoj ndeshjen, por pësuam golin. Tani nuk do të ulem më gjatë ndeshjeve. Debutimin tim si profesionist e kam bërë tek Flamurtari në 2004. Ky ekip të japë maksimumin e vetë, të luaj me shpirt dhe nëse i plotësojmë këto, atëherë ekipi do të shfaqet”, deklaroi ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"