“Më mungon kur më thoshe …”, Vanesa Brajant kujton bashkëshortin dhe vajzën e vdekur: Do doja të shihja buzëqeshjen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2020 | 12:57

“Më mungon kur më thoshe …”, Vanesa Brajant kujton bashkëshortin dhe vajzën e vdekur: Do doja të shihja buzëqeshjen…

Vanesa Brajnt kujtoi të mërkurën vajzën e saj të ndjerë Xhana që vdiq së bashku me babain e saj dhe 7 persona të tjerë në aksidentin me helikopter më 26 janar.

 kobe-bryant-1-1                                                  

Vanesa publikoi disa foto në “Instagram” nga memoriali i gjimnazit për Xhanën me emrin e saj të shkruar në lule.

Ajo tregoi se sa shumë e kishte marrë malli për vajzën 13-vjeçare, e cila u nda shumë shpejt nga jeta.

“Xhana o zot sa më mungon. Isha me fat që u zgjova duke parë fytyrën tënde të mrekullueshme dhe buzëqeshjen mahnitëse për 13 vite. Do dëshiroja ta shihja deri në frymën time të fundit,”– shkroi nëna e saj në një prej postimeve.

vanessa-bryant1

Më pas publikoi një seri videosh nga ceremonia në “Harbour Day School në Corona Del Mar”, ku qëndronte fanella me numrin 2 të  Xhanës.

“Të dua dhe më mungon, na keni mësuar të gjithëve se asnjë veprim mirësie nuk është kurrë i vogël. Mami është akoma dhe gjithmonë do të jetë krenare për ty,”- shtoi Vanesa.

vanessa-bryant

Është e paqartë se kur u mbajt ceremonia në nder të 13-vjeçares dhe kush i realizoi videot.

“Ajo ishte zemra dhe shpirti i këtij ekipi. Shpirti i saj konkurrues ishte infektues,”- tha trajneri i Harbor Day School.

Të mërkurën ajo postoi edhe një foto të bashkëshortit të saj Kobe duke buzëqeshur ku shkruan se humbi shokun e saj më të mirë.

“Më mungon kur më thoshe mirëmëngjesi princeshë/ mbretëreshë”- shkroi ajo.

vanessa-bryant2

PANORAMA PLUS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"