“Më duhet shumë punë për të qenë në maksimum”, sinqeriteti i Skukës pas derbit: Nuk e di se si por më pushtuan emocionet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 21:55

“Më duhet shumë punë për të qenë në maksimum”, sinqeriteti i Skukës pas derbit: Nuk e di se si por më pushtuan emocionet

Xhuliano Skuka ishte protagonist me gol në derbi, duke fituar penalltinë e më pas transformuar atë për të barazuar shifrat përkohësisht përballë Tiranës. Por sulmuesi i Partizanit, ka pranuar se nuk kishte qenë në formën më të mirë në pjesën e dytë dhe se për të arritur maksimumin e tij i duhej ende kohë.

bandicam 2024-02-16 21-40-14-803

“Në çdo ndeshje futem me ndjesinë e golit. U futëm pak shumë të karikuar, na ndikoi për keq se Tirana shënoi shpejt. Por besoj që ia dolëm mirë dhe menaxhuam situatën.

Është një meritë shumë e madhe e trajnerit, është normale që i kushtohet çdo fitore si kjo e sotmja. Patjetër trajnerit, tifozëve, stafit, të gjithëve, por kemi akoma pak punë për të bërë të them të drejtën.

Edhe pak punë për të ardhur në formë? Me sa pashë sot, duhet edhe shumë të them të drejtën. Nuk e di, u futa në pjesën e parë me motivim shumë të madh, siç e patë edhe vetë kisha zero presione edhe te penalltia. Në pjesën e dytë nuk e di se si ndodhi por emocionet më pushtuan.

Unë ndjehem mirë vetëm të mbaj fanellën e Partizanit të veshur, edhe në portë e mesfushë. Pozicioni im është pykë, por me skemën e profesorit, ia dal shumë mirë”, tha Skuka për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"