Mbyllet “epoka” e huazimeve, hyrjet nuk kanë mbaruar tek Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2023 | 15:57

Mbyllet “epoka” e huazimeve, hyrjet nuk kanë mbaruar tek Partizani

Pas eksperiencës jo brenda pritshmërive me Fabian Shahajn dhe huazimet e shumta të viteve të shkuara pa efikasitetin e duhur, Partizani i ka dhënë fund huazimeve.Collage Maker-28-Jul-2023-03-41-PM-1859

Të paktën me atë që kemi parë deri në këtë pikë të merkatos, të kuqtë nuk janë përqendruar në asnjë moment te huazimet, edhe kur është folur për emra të mëdhenj. Tashmë klubi dëshiron të funksionojë si një biznes, ku kërkon të rrisë dhe të shesë lojtarë dhe huazimet nuk bëjnë pjesë në të bërit mirë biznes. Kujtojmë Kaleb Ekuban, që shkëlqeu me “demat”, por Partizani nuk arriti të përfitojë asnjë cent nga shitjet e tij në të shkuarën. Megjithëse dy afrimet e merkatos, Qirko dhe Mehmeti u transferuan fillimisht si huazime, kjo rezultoi të ishte thjesht një strategji për merkaton, pasi të dy lojtarët firmosën më pas për të kuqtë.

Nëse Partizani nuk e ndryshon papritur strategjinë dhe nuk merr asnjë lojtar në huazim, ky do të ishte sezoni i parë në 11 edicionet e fundit, që Partizani nuk huazon të paktën një lojtar. Nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia e huazimeve të një pjese të lojtarëve.

Ndërkohë, sa i përket merkatos në hyrje, asgjë nuk ka mbaruar dhe nga ajo që flitet pranë klubit, do të ketë afrime në të tria repartet me lojtarë, që do të jenë në gjendje të marrin edhe rol kryesor në skuadër. Ndërkohë, vijon e njëjta gjendje me Matondon. As rikthim dhe as shitje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"