Mbrojtje me tre dhe shumë lëvizshmëri, si ndryshoi Barça e trajnerit Setien

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 20:02

Mbrojtje me tre dhe shumë lëvizshmëri, si ndryshoi Barça e trajnerit Setien

Roma nuk u krijua për një ditë. Një ekip, ashtu si një perandori, nuk mund të ndërtohet nga mbrëmja në mëngjes. Barcelona fitoi minimalisht kundër Granadës. 

cbfvbhvf

Për disa, ishte thjesht një fitore e radhës, ndërsa për të tjerë Barcelona e Setienit ishte krejt ndryshe nga ajo e Valverdes, edhe pse kanë kaluar shumë pak ditë nga ndryshimi i trajnerit. Për mirë apo për keq, kjo mbetet për t’u parë, por këto ishin disa nga risitë që mund të dalloheshin në lojën e trajnerit të ri katalanas.

Mbrojtje e fortë- Prej kohësh nuk shiheshin kaq shumë ndërhyrje dhe duele të mbrojtësve të Barcelonës. Umtiti, Pike dhe lojtarët e krahëve viheshin shpejt në lëvizje për të rikuperuar topin. Sakrifica, e bashkuar me presingun bëri që Barcelona të thyente një rekord duke pësuar më pak goditje në kuadrat këtë sezon, vetëm një.

Kalimi me tre- Kur Barcelona niste të luante, Alba dhe Serxhi Roberto ishin shumë më të avancuar sesa në kohën e Valverdes, por këtë herë kishte një ndryshim. Vetëm njëri nga mbrojtësit e shoqëronte aksionin, ndërsa tjetri i krahut spostohej në qendër për të kaluar në skemën 3-5-2.

Buskets më përpara- Në imazhin klasik të Barcelonës duhet të shihnim Serxho Busketsin si mbrojtës qendre që merr topin për ta shpërndarë në repartet e tjera, por këtë herë kishte një pozicion ndryshe. Nuk u tërhoq në mes të Pikesë dhe Umtitit, por qëndroi më i avancuar dhe ishte më komod në lojë, duke dhënë instruksione.

Barca

Jo skemë statike- Një nga aspektet që Ernesto Valverde u kritikua më shumë ishte fakti që nuk ndryshonte kurrë skemën 4-3-3. Por këtë herë ishte ndryshe. Ndoshta nga rrethanat (mungesa e Suarezit) ose ndoshta Kike Setien e preferon diçka të tillë ku skuadra është si kameleon. Në shumë momente luante 3-5-2, në të tjera 4- 3-3, por me Ansu Fatin dhe Grizmanin që shkëmbenin pozicionet edhe me Mesin.

Presingu lart- Goli i shënuar është shembulli i duhur për këtë. Barcelona “vodhi” shumë topa në fushën kundërshtare dhe niste aksionet aty. Në këtë mënyrë ekipi kundërshtar qëndroi shumë lart portës së katalanasve.

 Lëvizshmëri– Barcelona e re e Setienit “dashuron” topin. E qarkullon me rrjedhshmëri dhe saktësi. Kundër Granadës e zotëruan topin 82%, diçka që nuk shihej prej kohësh. Dhe nëse kjo vazhdon, atëherë lojtarëve do t’u kërkohet më shumë lëvizshmëri në shkëputjen nga mbrojtësit kundërshtarë.

Riki Puxh- Pritej me padurim aktivizimi i talentit katalanas. Ernesto Valverde nuk i kishte dhënë asnjë minutë në këtë sezon. Erdhi Setien dhe Puxh u aktivizua. Rezultoi vendimtar sepse rikuperoi topin që solli golin e vetëm të ndeshjes.

Vidal vendimtar- Duhet të presim rikthimin e De Jongut dhe rikuperimin plotësisht të Artur Melos për të parë nëse Vidal do të luajë vazhdimisht te Barcelona. Kundër Granadës bëri një tjetër ndeshje të rëndësishme, duke luftuar si gjithmonë dhe mbi të gjitha duke dhënë asistin për golin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"