Mbrojtësi i Tiranës: Gabuam ndaj Skënderbeut, me Kukësin duam 3 pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2024 | 14:52

Mbrojtësi i Tiranës: Gabuam ndaj Skënderbeut, me Kukësin duam 3 pikët

Mbrojtësi i Tiranës, Bruno Lulaj ka dhënë një deklaratë për mediat në prag të duelit të nesërm me Kukësin. Ai shprehet se po përgatiten që të marrin 3-pikëshin.

Lulaj

“Pavarësisht humbjes me Skënderbeun po përgatitemi maksimalisht për të shkuar në Kukës dhe për të kryer detyrat, të marrim 3 pikëshin. Atmosfera është shumë e mirë pavarësisht gabimit në ndeshjen e kaluar me Skënderbeun, po punojmë me qetësi dhe do përpiqemi të minimizojmë gabimet e asaj ndeshje që të shkojmë drejt objektivit. Në futboll sulmojmë të gjithë bashkë dhe mbrohemi të gjithë bashkë, ne jemi një ekip që sulmon me shumë forca dhe ndonjëherë lemë edhe hapësira mbrapa por me përkushtim dhe sakrificë duhet ta përmirësojmë edhe këtë aspekt të mbrojtjes. Tirana në ADN-në e vet e ka pasur gjithmonë atë përpjekjen e rikthimit dhe duhet të tregojmë që pas asaj humbje ta kalojmë me sukses”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"