Mbrojtësi i Shpresave në superformë, gjen rrugën e rrjetës me Lacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2019 | 15:50

Mbrojtësi i Shpresave në superformë, gjen rrugën e rrjetës me Lacion

Angelo Ndrecka duke në superformë në këtë fillim të sezonit, teksa ditën e sotme ka gjetur golin me Lacion e 19-vjeçarëve.Ndrecka-Lazio

Lojtari i Shpresave i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 38’ të ndeshjes, në përballjen kundër moshatarëve të Sampdorias.

Ndrecka është aktivizuar në katër ndeshje me Lacion në këtë fillim sezoni, ku ka treguar një formë shumë të mirë dhe është një titullar i padiskutuar në krahun e majtë të mbrojtjes.

Një sezon më parë 18-vjeçari ishte pjesë e Kievos, ku u aktivizua në 21 ndeshje me ekipin e të rinjve. Gjithashtu Ndrecka arriti të aktivizohet edhe në një ndeshje me ekipin e parë të Kievos, të cilët në këtë sezon militojnë në Serinë B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"