Mbrojtësi firmosi me ekipin suedez, Tirana më në fund zyrtarizon ndërprerjen e kontratës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2018 | 15:30

Mbrojtësi firmosi me ekipin suedez, Tirana më në fund zyrtarizon ndërprerjen e kontratës

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Uellison Oliveira, ka disa ditë që larguar nga klubi, dhe në ditët e para të këtij viti firmosi me ekipi sudez të Eskilstunës. Në lajmin e nënshkrimit të lojtarit, Eskilstuna konfirmoi se e kishin arritur marrveshjen me lojtarin që pëpara vitit 2018.

uellisonn-470x313

Të gjithë u habitën nga lajmi, sepse lojtari duhej që më parë të shkëpuste kontratën me Tiranën që të mund të firmoste me ta, dhe nga klubi bardheblu nuk kishte asnjë reagim.

uellison

Por ditën e sotme Tiran ka konfirmuar ndërprerjen e kontratës së brazilianit me konsensus dhe palët janë ndarë me marrëveshje. Më poshtë njoftimi i Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"