Mbledhje në Katar, Mirsad Jonuz merr leksione nga Poçetino dhe Krespo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 11:50

Mbledhje në Katar, Mirsad Jonuz merr leksione nga Poçetino dhe Krespo

Mirsad Jonuz, trajneri i Vllaznisë prej dy ditësh ndodhet në Doha të Katarit, teska po merr pjesë në një samit botëror të organizuar nga “Aspire Academy”, të “Performanca e futbollit dhe shkenca”.

jonuz eto

Në këtë samit kanë qenë shumë personalitete të tjera të futbollit botëror. Trajneri i Vllaznisë ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionateve dhe ka marrë pjesë në një samit që e ndihmon atë profesionalisht.

Në rolin e lektorëve kanë qenë emra si: Solari, Poçetino, Feliks Sançez, Krespo, Hallgrimsson apo Slavisa Jokanoviç, etj.

Klubi bën me dije se Jonuz ka zhvilluar edhe shumë takime, duke biseduar për mundësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit me Vllazninë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"