Mbledhja e klubeve në FSHF, organizimi i ndeshjeve tani kthehet në… hall

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 13:40

Mbledhja e klubeve në FSHF, organizimi i ndeshjeve tani kthehet në… hall

Pas ligjit të ri për sportin, sot FSHF ka organizuar një mbledhje me klubet. Policia, në zbatim të ligjit për mbarëvajtjen e ndeshjeve, nuk do të qëndrojë më në shkallët e stadiumit, por vetëm jashtë tij në gatishmëri. Kjo është njoftuar sot në “Panorama Sport”. Klubet duhet të kontraktojnë me shoqëri sigurie private për të ruajtur sigurinë në shkallë dhe ambjentet e brendshme. Ja një pjesë e diskutimeve:

39070683_469281226882554_6808402919491108864_n

Lysien Nyrimishi: Duhet njoftuar policia një javë më parë tashmë. Klubet duhet të fillojnë përgatisin ndeshjet një javë para. Skënderbeu-Partizani do të jetë një test për mbarëvajten. Edhe delegati do të mësohet të paktën 5 ditë para që të krijoj bashkpunim. Vetëm kështu mund ti ulim problemet e sigurisë. Tirana dhe Partizani nuk kanë marrë konfirmim nga policia për stadiumin që do të zhvillojnë derbin.

Arbi Laçi, përfaqësues i Tiranës: Ne kemi pasur një takim me policinë përpara 2 javësh. Me ta kemi disktuar për rrethimin e jashtëm të stadiumit, gjithashtu edhe për derbin. U luajt Superkupa dhe çdo gjë duket në rregull. Kemi disa detyra dhe do ti mbarojmë.

39159158_439757209870175_3148927368383430656_n

Ilir Shulku: Policia deklaron se nuk do të futet brenda në asnjë ndeshje. Duhet ta garantojë klubi sigurinë brenda në stadium. Policia kërkon kamerat e siguris. Selman Stërmasi nuk i ka.

Arbi Laçi: Ne kemi sistem kamerash. Po u vendos një standart atëherë duhet të jetë për të gjithë.

Edvin Libohova: Është problem i rëndësishëm sepse kërkohet nga UEFA. Është kusht siguria në stadiume. Kur ndodhin ngjarje të padëshiruara atëherë as loja nuk ka kuptim. Një problem janë stadiumet një problem tjetër klubet, pasi ka ekipe që nuk luajnë në fushën e tyre. Na thoni kushtet shkurtimisht.

Genc Tomori, përfaqësues i Partizanit: Them se do ta menaxhojmë këtë risi. Partizani e ka më të lehtë pasi ka një kompani. Ne kemi mardhënie të mira me policinë dhe çdo gjë do të zgjidhet brenda fushës. Unë kam një problem. Në qoftë se situata agravon në stadium atëherë duhet të zgjidhet me thirrjen policës në bashkpunim me stjuartët. Ata që kanë marrë përsipër organizimin duhet të jenë korrekt.

39240189_427239417770115_3947681132413190144_n (1)

Ilir Shulku: Delegati do të jetë 5 ditë para. Do të nis kontaktet me të 2 klubet për të diskutuar numrin e tifozëve dhe numrin e stjuartëve. Po bashkëpunuam kemi neutralizuar shumë pika. Duhet që policia mos të na kapi gabim.

Genc Tomorri: Ka klube që veshin me jelekë punonjësit e bashkisë. Po me këtë çfarë të bëhet. Kjo ka kosto të lartë, sidomos për ne klubet. Kompanitë duhet ti zgjedhë federata, por njëkohësisht edhe ti kontrojë.

39145622_704617633209853_8423725697016528896_n

Ilir Shulku: Kjo hyn te pjesa e liçensimit. Varet me kë kompani keni bashkëpunuar. Kur ti sillni mund ti kontrollojmë. Ne nuk kemi raste të evidentuara.

Tifozë-klub

 

Ilir Shulku: Duhet bashkëpunuar me tifozët. Kemi pasur shpesh konflikte. Nuk i shërben garës. Kemi një përson në FSHF që merret me këtë pjesë. Do t’iu asistojmë në çdo kontakt.

Arbi Laçi: Do të ketë probleme kam përshtypjen. Nuk duhet të ketë dënime kolektive. Të mundohemi ti shmangim pasi dëmtojmë edhe klubet edhe raportin tonë me tifozët. Nuk flas për Tiranën por në përgjithësi Po mbyllim stadiumin nuk ka më produkt

Aldi Topçiu: Çdo klub mund të sjellë informacion të nevojshëm siç janë pamjet filmike dhe ti shërbejë edhe Komisionit të Disiplinës edhe policisë.

Ilir Shulku: As ne nuk duam stadium pa tifozë. Të gjithë janë paralajmëruar fillimisht, më pas ka pasur dënime të fushës. Dënimet kanë ardhur pasi nuk ka pasur më ku të shkojë, kanë qenë përshkallëzuese. Nuk kemi asnjë kërkesë që disa persona nuk i duam në stadium. Jam i bindur se me bashkëpunim i minimizojmë problemet.

Stafet teknike

 

Lysien Nyrishmi: Do ti kërkojmë informacion klubeve se kush duhet të qëndrojë brenda zonës teknike. Akreditimi do ti bëjë të mundur zyrtarit të ndeshjes të kuptojë detyrat e tij. Edhe nëse është person që njihet por nuk ka akreditim, atëherë nuk mund të jetë pjesë e zonë teknike. Mund të qëndrojë vetëm me marrëveshje.

Ilir Shulku: Të gjithë duhet të jenë të pajisur me bexh, edhe punonjësit e klubit. Duhet të jeni palë me në që mos të kemi probleme. Zbresin shumë persona nga tribunat edhe e pëson klubi. Kjo listë duhet të jetë e padiskutueshme. Ju keni luajtur në Europë dhe e dini si funskionon.

Komisioni i garave dhe Liga

 

Edvin Libohova: Duhet të sillni shkresën për të parë se çfarë duhet rregulluar. Do ta vlerësojë komisioni më pas. U bë 1 vit që nuk jemi marrë me këtë punë sepse kemi pasur mosmarrveshje. Të gjitha klubet në parim janë dakort. Tashmë kemi 2 ekipe të reja në Superiore. Do të punojmë që të regjistrjmë statutin në gjykatë dhe më pas fillon puna reale. Më pas çdo gjë është në dorën tuaj, e kam fjalën për funksionimin e ligës. Do të kërkojmë mbështetjen tuaj. U uroj sukese në kampionat.

Lojtarët e huaj në fushë

 

Ilir Shulku: Ka pasur një propozim nga 8 klube dhe do të vendoset pasnesër. Nga katër lojtar të huaj në fushë, është propozuar të jenë 5. Merkato do të mbyllet më 31 gusht.

Geri Burba: Nuk kemi arritur të kontaktojmë me klubin e Laçit dhe Kastriotit në lidhje me këtë propozim. Të gjithë klubet e tjera janë dakort.

Ilir Shulku: Ju jeni shumicë, kështu që nuk ka ndonjë ndryshim.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"