Mbetet vetëm firma, Siti gjen akordin me lojtarin e Atletikos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2019 | 13:57

Mbetet vetëm firma, Siti gjen akordin me lojtarin e Atletikos

Rodrigo Hernandez nuk është më një lojtar i Atletiko Madridit, dhe do të nisë një aventurë të re.Rodri Atletiko

Sipas asaj që shkruan “Marca”, përfaqësuesit e lojtarit paguan klauzolën e përfundimit në selinë e La Liga.  Mesfushori do të transferohet tek Mançester Siti, dhe në arkat e spanjollëve do të derdhen plot 70 milionë euro. Ishte vetë dëshira e lojtarit për tu larguar në drejtim të kampionëve të Premier Ligës.

Megjithëse, Simeone u mundua ta bindë lojtarin për të qëndruar, nuk arriti ta bindë që ai të qëndrojë në “Wanda Metropolitano”.skysports-rodri-atletico_4648035

Vendin e 23-vjeçarit do ta mbajë afrimi i ri, Markos Jorente, ndërsa tek “Los Kolçoneros” duhet të bëjnë pa një nga lojtarët më të mirë të sezonit që sapo u mbyll. Megjithëse kalimi i lojtarit në Angli nuk është zyrtarizuar, mesfushori mund të quhet një lojtar i Sitit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"