“Mbeten vetëm detajet me Shqipërinë”, stafi i Silvinjos e bën punë të kryer firmën e trajnerit brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2023 | 22:56

“Mbeten vetëm detajet me Shqipërinë”, stafi i Silvinjos e bën punë të kryer firmën e trajnerit brazilian

Ditët e parë të vitit 2023 do të sjellin edhe një ndryshim të rëndësishëm kursi në drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit. Për herë të parë në historinë e saj dhe pas disa vitesh e orientuar drejt trajnerëve italianë, ajo do të drejtohet nga një trajner brazilian pasi firma me Silvinjon është shumë afër.

silvinjo

Në një prononcim të shkurtër për “Goal BR”, ish-futbollisti brazilian Edu Shmid, i cili është përfaqësuesi i Silvinjos, ka konfirmuar se gjithçka është thuajse gati për të hedhur firmën në kontratën që do të ulë ish-mbrojtësin e njohur brazilian në pankinën kuqezi.

“Ajo që mund të them është se jemi shuam pranë një akordi me ta. Mbeten vetëm disa detaje për t’u zgjidhur”, theksoi Edu Shmid duke treguar kësisoj se gjithçka është thuajse gati për prezantimin e Silvinjos në pankinën kuqezi.

Lajmi në fakt ka çuditur shumëkënd në Brazil, ku pritej që Silvinjo të vazhdonte karrierën në pankinën e ndonjë klubi në mënyrë që 48-vjeçari të vazhdonte të grumbullonte eksperiencë në këtë rol. Raportohet se ai ka marrë oferta të tjera nga klube nga vende të ndryshme, por i ka refuzuar, duke preferuar që të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për të siguruar pankinën e Shqipërisë, si një mundësi e mirë për të shpërthyer në skenën e rëndësishme të futbollit botëror.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"