Mbape pas fitores ndaj Juventusit: Nuk e dinim se u renditëm të dytët, por ne trembim këdo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 17:06

Mbape pas fitores ndaj Juventusit: Nuk e dinim se u renditëm të dytët, por ne trembim këdo

Te PSG-ja ishin aq të sigurt se do të fitonin me Juventusin dhe kaq do i mjaftonte që triumfonin në Torino, sa kishin harruar që të bënin llogaritë me golavarazhin dhe risitë në rregulloren e Champions-it, pas anulimit të golit jashtë fushe. Dhe diçka e tillë ka bërë që në fund të ndeshjes në “Allianz Stadium”, Kilian Mbape, të mbetej i ngrirë në fund, teksa një prej pjesëtarëve të stafit teknik ti saktësonte se kishin dalë të dytët.

paris-saint-germains-french-forward-772493695

Sulmuesi u fokusua teksa anuloi çdo mimikë lumturie nga fytyra e tij, ndonëse përpara gazetarëve pas Juventusit vendosi të kalojë në kundërsulm.

“Gjatë ndeshjes e pranoj se nuk e dinim se me rezultatin 2-1 e mbyllnim grupin të dytët, por edhe pse në minutat finale po mundoheshin të na lajmëronin për këtë fakt, ishim aq shumë të përqendruar te takimi, sa nuk po kuptonim mirë, por nga ana tjetër edhe duhet të bënim kujdes nga Juventusi. Gjithsesi, tani është e kotë që të diskutojmë këtë fakt. U kualifikuam dhe e presim të qetë shortin edhe si të dytë, pasi kushdo që të na dalë përpara, do të trembet nga ne”, tha Mbape.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"