Mbape nuk pranon të bëjë gjilpëra, do e nisë nga pankina ndaj Atalantës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 21:11

Mbape nuk pranon të bëjë gjilpëra, do e nisë nga pankina ndaj Atalantës

Kilië Mbape do ta nisë nga pankina çerekfinalen e nesërme, kundër Atalantës në Champions. Trajneri Tomas Tuhel dhe tifozët e PSG-së shpresuan deri në ditën e fundit se ndoshta do të mund të mbështeteshin me kohë të plotë te fenomeni i tyre, por ky i fundit maksimumi do të mund të ndihmojë kampionët e Francës gjatë ndeshjes në vazhdim.

mBAPE

Sulmuesi, i cili në tri ditët e fundit është stërvitur, ndonëse me regjim të plotë, nuk ka rikuperuar plotësisht pas dëmtimit në kavilje gjatë finales së Kupës së Francës më 24 korrik. Por edhe pse stafi mjekësor e kishte kurën që të paktën për 90 minutat me Atalantën, Mbape të mos ndiente shqetësime, futbollisti ka refuzuar kryerjen e shiringave antidhimbje.

Prandaj, trajneri Tuhel do ta vlerësojë përpara ndeshjes se çfarë minutazhi do t’i japë 21-vjeçarit. Ndërkohë, për Atalantën nuk ka rikuperuar mesfushori Marko Verrati, i cili gjithsesi do të fluturojë në Lisbonë për të mbështetur ekipin. Dje, për më shumë, ka qenë ditë tamponësh për PSG-në, ku të gjithë kanë rezultuar negativë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"