Mavraj tek ekipi i të rinjve, një grek i del në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2018 | 23:08

Mavraj tek ekipi i të rinjve, një grek i del në mbrojtje

Mërgim Mavraj bëhet çështje te Hamburgu. Forma e dobët sportive që po kalon mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe mungesa e rezultateve në ekipin gjerman ka bërë që trajneri i skuadrës ta përjashtojë atë dhe ta detyrojë të stërvitet me ekipin e të rinjve.

Në konferencën për shtyp përpara mediave, trajneri Kristian Titz është pyetur në lidhje me vendimin që mori për ta dërguar Mavrajn në skuadrën e të rinjve dhe ai ka thënë se nuk është asnjë ndëshkim për disiplinën e lojtarit, por thjesht prej formës së dobët sportive që po kalon lojtari. Vendimi për ta dërguar veteranin në ekipin e të rinjve ka tërhequr jo pak vëmendjen në mediat gjermane, pasi Mavraj konsiderohet një nga lojtarët më me eksperiencë te Hamburgu dhe vitin e kaluar dha kontribut për të siguruar mbijetesën.

Mavraj

“Mavraj është larguar nga ekipi i parë thjesht për arsye sportive, asnjë rregull disiplinor nuk është thyer. Kjo është e gjitha ajo që mund të them”, deklaroi trajneri Titz. Vendimin për ta dërguar Mavrajn në skuadrën e të rinjve nuk e ka pritur mirë shoku i tij i skuadrës Papadopulos, me të cilin kanë luajtur shumë ndeshje. Ai ka qenë i rebeluar në stërvitje dhe ka shprehur pakënaqësi për këtë vendim, i cili gjithashtu lidhet edhe me faktin që Papadopulos u përjashtua një javë më parë para ndeshjes me Hertën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"