Matondo tremb “demat”, dritë jeshile për Hotin dhe Hadrojn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2022 | 14:27

Matondo tremb “demat”, dritë jeshile për Hotin dhe Hadrojn

Ka lajme të mira, por edhe të këqija për dëmtimet. Engjëll Hoti dhe Andi Hadroj janë stërvitur me skuadrën ditën e djeshme, çka do të thotë se shanset më të mëdha janë që ata të jenë gati për derbin.

sjksjks

Hoti është rikuperuar, ndërsa problemi i Andi Hadrojt në kofshë, i shfaqur në ndeshjen ndaj Kukësit, nuk ka rezultuar aq serioz sa pritej. Duket se ai ka pësuar vetëm një ngërç muskulor të momentit. Da Silva do të mungojë në ndeshjen ndaj Tiranës. Ai vazhdon të mos paraqitet në stërvitje me grupin dhe të stërvitet individualisht.

Ndërkohë, frikë ka për Masanga Matondon. Kongolezi ka problem në gju dhe në ndeshjen ndaj Kukësit u largua me gjurin e fashuar. Ditën e djeshme ai është stërvitur i veçuar. Ndërkohë, asnjë alarm për Maget, që la fushën i dëmtuar. Senegalezi pritet të jetë gati për Tiranën të mërkurën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"