Martini kusht skuadrës, do tri pikë kundër Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2024 | 22:50

Martini kusht skuadrës, do tri pikë kundër Skënderbeut

Trajneri i Teutës, Edi Martini, do fitore me Skënderbeun. Në takimin që ka pasur me lojtarët para seancës së radhës stërvitore, shkodrani ka biseduar me ekipin për të vlerësuar në maksimum këtë ndeshje ndaj korçarëve. Sipas tij, Skënderbeu ka një grup shumë të mirë lojtarësh që mund t’i hapë punë Teutës.

martini dhe stafi

Të gjithë futbollistët e kanë në mendje që nuk duhetasnjë nënvlerësim në këtë ndeshje, dhe duhet të tregojnë sekanë potencial dhe janë në gjendje të bëjnë shumë. Kjo duhettreguar që në takimin e radhës ndaj Skënderbeut, ndeshje tëcilën lojtarët e Teutës duhet ta fitojnë.

Tri pikët janë objektivi kryesor, ndërsa më pas të jenë të qetë për vazhdimësinë.Teuta vjen pas barazimit ndaj Laçit dhe tashmë kanë njëtjetër përballje delikate ndaj korçarëve, ku duhet të bëjnë një sforco për tri pikët.

HARMONIA – Teuta dje ka vijuar përgatitjet për ndeshjenndaj korçarëve në Durrës. Me një ditë pushim këtë javë, blutë kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të plotë, ku taktika dheshpjegimet në fushë nga Martini kanë zënë një vend të rëndësishëm.

Atmosfera në kampin e kampionëve është harmonike, teksa si trajneri, stafi i tij apo dhe lojtarët shoqërojnë çdoseancë me të qeshura, humor me njëri-tjetrin dhe ndërveprim maksimal në çdo ushtrim që kryhet.

BOSHTI KRYESOR- Pas një pjese të parë të seancës, e cilashërben për ngrohjen e muskujve, Martini merr me vetembrojtësit, mesfushorët dhe sulmuesit më të dalluar, si Kotobelli, Jazxhi, Qaqi, Gjinollari, Kruja, Lloci, Daja, ku zhvilloi njëstërvitje të avashtë që kishte të bënte me anën taktike.

Ai kishte vendosur 6 piketa në formë lojtari dhe një për një iudhëzonte lojtarët sesi duhet të pasonin apo vertikalizonin nëkëto lloj situatash që mund të ndeshen gjatë takimit. Një lloj boshti të rëndësishëm për ekipin, gjatë lojës për zgjidhjen e situatave të ndryshme.

MININDESHJA-Nuk u vonua shumë dhe Martini i vendosilojtarët të zhvillonin një ndeshje kontrolli në gjysmëfushë, atyku dukej qartë se lojtarët pa jelekë ishin ata që për momentinnuk kanë zënë një vend në formacion.

MUNGESAT – Teuta nuk të ketë grupin e plotë në ndeshjenndaj Skënderbeut. Bëhet fjalë për Beqajn që ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe është një dhimbje koke përMartinin. Trajneri ende nuk e ka kristalizuar formacionianti-Skënderbeu.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"