Martini dhe Shehi “skicojnë” formacionet, ja si pritet të rreshtohen Teuta dhe Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 14:31

Martini dhe Shehi “skicojnë” formacionet, ja si pritet të rreshtohen Teuta dhe Tirana

Do të luajnë Ngo, Seferi, Ismajlgeci, Hoxhallari e Gjumsi? Me shumë mundësi, jo. Pothuajse të gjithë janë jashtë forme. Përjashtim bën ndonjë prej tyre. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë, sepse Shehi do të presë deri sekondën e fundit.

TEUTA TIRANA

Nëse nuk ia dalin, atëherë do të jenë rezervat që do të marrin në dorë skuadrën, duke filluar nga Hoti e me radhë. Problemi më i madh është sulmi.

Edhe Beshiraj ka pasur probleme, por do të sakrifikojë. Mbetet për t’u parë kompozimi edhe në mbrojtje dhe mesfushë, ndërkohë që sot Shehi do të stërvitet me dyer të mbyllura në stadium.

“Djemtë e detit” kanë vijuar dje paradite përgatitjet për takimin ndaj Tiranës në Durrës. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar një seancë të karakterit tekniko-taktik, ku stafi po jep direktivat e fundit në prag të takimit ndaj bardhebluve. Edhe Asion Daja që ishte i pezulluar me shumë mundësi do të jetë në fushë.

Teuta duhet të paguajë gjobën, por deri dje nga klubi durrsak nuk ka pasur një konfirmim. Ndërkohë, rikthimi i rëndësishëm është serbi Ivanoviç.

teuta

tir

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"