Marota zhgënjen tifozët e Interit: Nuk kemi folur me Breshian për Tonalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 16:18

Marota zhgënjen tifozët e Interit: Nuk kemi folur me Breshian për Tonalin

Drejtori sportiv i Interit Bepe Marota pretendon se ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin e Breshias Masimo Celino por tha se nuk ka folur me të për Sandro Tonalin. Mesfushori i Breshias ka qenë i përfolur shumë mbi një transferim tek Interi, ndërsa Marota ka shprehur dëshirën që ti ofrojë një ofertë për lojtarin në fjalë.

tonali.brescia.2019.20.750x450

“Nuk jemi vetëm ne që e pëlqejmë Tonalin, ka edhe shumë skuadra të tjera. Ne po shohim mundësinë ta marrim vitin tjetër. Nuk kam folur me Breshian për Tonalin, edhe pse kam një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Celino”, i tha Marota gazetarit sportiv Di Marzio.

Drejtori sportiv i Interit Marota konfirmoi se ka gjetur akordin për të mbajtur Mosesin dhe Sançezin deri në fund të Serisë A. “Ne kemi arritur marrëveshjë për ti mbajtur këto lojtarë të paktën deri në ndeshjen kundër Getafes në Europa Ligë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"