Marku bën sfidën publike: Gati të dueloj me këdo që më afron me titullin. Dua të luftoj në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2021 | 0:52

Marku bën sfidën publike: Gati të dueloj me këdo që më afron me titullin. Dua të luftoj në Tiranë

Florian Marku është gati të sfidojë çdo kundërshtar i cili e afron atë me titullin kampion bote. Boksieri shqiptar, pas duelit të fituar në Uembli, ka sfiduar çdo boksier që është sipër tij në renditjet e federatave , që të ndeshet me të, pasi kërkon sfida që e afrojnë me brezin, për të bërë realitet ëndrrën që të bëhet më i miri.

marku

“Jam shumë i lumtur, faleminderit të gjithë njerëzve të mi. Ju dua. Edhe tifozëve anglezë u jam mirënjohës. Jam i lumtur që jam këtu, boksi është jeta ime.

Nuk ishte ndeshja që desha, por një duel është një duel, nuk ndodh kurrë si dëshiron. Por jam argëtues për fansat, e bëj ndeshjen që duan.

Ju e dini duelin që dua, dua djalin e Najxhëll Ben (Konor Ben), por ai është burracak, nuk pranon të ndeshet me mua. Sa i përket ndeshjes sot, ishte e lehtë ta kaloja në boks, ndaj u mundova ta rrëzoja por nuk ia dola.

Unë jam gati të luftoj këdo që më afron me titullin kampion bote. Nuk evitoj askënd, kushdo që më afron te titulli është i mirëpritur. Nga Anglia, në botë, kudo.

Do të dëshiroja shumë të boksoja në Shqipëri, në Tiranë. Se kam katër vite pa dueluar atje. Të gjithë fansat e mi do të donin. Por tani do të shkoj në shtëpi. Uroj të mos më ketë lindur ende gruaja, se është në ditët e fundit të shtatzënisë. Do të shkoj të pushoj disa ditë me të e pastaj do të kthehem të punoj për ndeshjen e radhës”, tha Marku pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"