Marantas “thumbon” Dalipin: Ai solli këta lojtarë dhe iku pa nisur kampionati, ja çfarë ndodhi me fotografin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 16:00

Marantas “thumbon” Dalipin: Ai solli këta lojtarë dhe iku pa nisur kampionati, ja çfarë ndodhi me fotografin

Trajneri grek Jorgos Marantas, ka folur pas barazimit  me Flamurtarin, për mikrofonin e “Superpsort”. Trajneri shprehet i kënaqur me lojtarët e tij dhe thumbon teknikun Dalipi, që la skuadrën gjatë verës dhe zgjodhi këta lojtarë.

marantas

Barazimi? “Jemi të mërzitur, pas golit që shënuam kishim tre- katër raste që ta bënim 0-2. Mund të kishim pësuar gol në disa raste të tjera. Pësuam një gol, që mund ta kishim evituar. Filluam lojën, jo mirë, por në pjesën e dytë ndryshuam shumë mirë. Sot merituam fitoren. Ky barazim na mërzit pasi na lë mbrapa”.

Incidenti me fotografin? “Nuk e kuptova çfarë u bë, i fola anglisht nuk kuptoi gjë. Pas ndeshjes folëm dhe nuk ka asnjë problem, ishte një keqkuptim”.

Fili dhe Renja? “Paratë nuk luajnë futboll. Lojtarët që kam i kam të mirë dhe i jap besim”.

Rastet në kundërsulm? “Është ashtu siç e thatë. Na duhej një pasim që të bëjmë një gol të thjeshtë. Sinqerisht jam i kënaqur me ekipin tim. Janë lojtarë që tani marrin eksperiencë në fushë. Sa i përket pasës së fundit, na duhet qetësi, pasi po ta shënonim mbaronte çdo gjë”.

Rrezikoni stolin? “Unë ndihem shumë mirë, nëse po mundet dikush ta bëjë më mirë se mua këtë gjë le të vijë. Nuk jam i përhershëm sepse ekipi është i tifozerisë. Para meje ishin dy trajnerë dhe i pari nuk e filloi kampionatin edhe pse solli këta lojtarë. Kam besim prandaj jam këtu. Po ika nga besimet e mia do të iki vetë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"