Marantas në hall për mbrojtjen, mungesa e Demos prish planet e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 16:55

Marantas në hall për mbrojtjen, mungesa e Demos prish planet e trajnerit

Rezultatet negative të bluzinjve javët e fundit duket se janë kthyer në arsye më shumë për të prekur rezultatin pozitiv. Teuta, për të besuarit e dyshes Marantas-Novi, është kundërshtari i radhës për t’u mposhtur në shtëpi.

jorgos marantas

Përpos mungesave të lojtarëve si Realdo Fili, i cili vijon përgatitjet me skuadrën e 19-vjeçarëve, kapitenit Donald Rapo, të skualifikuar, si dhe mbrojtësit Aurel Demo, të dëmtuar, stafi teknik i bluzinjve mbetet i vendosur për hipotekimin e fitores së dytë në shtëpi. Në këtë kuadër, bluzinjtë dje në fushën “Lefter Millo” të Dervicianit praktikuan module dhe skema të ndryshme taktike në shërbim të plotësimit të vendeve të lëna vakante. Mungesa e liderit të mbrojtjes, Aurel Demos, dhe e kapitenit Donald Rapo në mesfushë, për trajnerin Marantas do të thotë “dhimbje” koke.

luftetari

Gjithsesi, rikthimi në formacion i Paraskevas Prikas, mbrojtësit të linjës së majtë është një ogur i mirë për stafin teknik. Me përkushtimin e të gjithëve, në seancën e djeshme, trajneri Marantas veçoi të tijtë në mini-grupe për të kaluar në seancën specifike. “Përqendrim, mosdalje nga detyrat taktike dhe lojë e shpejtë. Mos e ulni ritmin e aksionit , mbuloni kundërshtarin një për një”. Këto ishin dhe udhëzimet e trajnerit Marantas në adresë të të tijve seancën e djeshme. Mungesat e kapitenit Donald Rapo dhe Aurel Demos mbeten ekuacion për t’u zgjidhur, edhe pse alternativat nuk mungojnë. Nisur nga gjendja dhe gjendja fizike e bluzinjëve , Marantas e ka kohën e duhur për të formatuar 11-shin ideal për të sfiduar Teutën.

TIFOZËT

Edhe pse tifo-grupi “Shqiponjat Bluzi” i përket “arkivës”, në qytetin e “gurtë”, dëshpërimi i rezultateve negative të Luftëtarit ka prekur jo pak ndjenjat e fanatikëve. Do të jemi krah skuadrës edhe këtë ndeshje. Nëse na zhgënjejnë edhe këtë herë, jemi të detyruar ta braktisim skuadrën”, thonë tifozët. Janë fjalë zemre dhe shpirti të thëna për “Panorama Sport” nga një grup sportdashësish bluzinj.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"