“Maradona vdiq në gjumë nga…”, zbulohet përgjigjia zyrtare e autopsisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 22:27

“Maradona vdiq në gjumë nga…”, zbulohet përgjigjia zyrtare e autopsisë

Gjeniu i futbollit, Diego Armando Maradona, ndërroi jetë të mërkurën e 25 nëntor, duke pikëlluar zemrat e miliona tifozëve anë e mbanë botës. Trupi i Diegos mbërriti në pallatin presidencial në Argjentinë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Homazhet

Në autopsinë zyrtare të publikuar nga mediat argjentinase, raportohet se Maradona vdiq në gjumë vetëm dy javë pasi ishte operuar në tru nga një mpiksje e gjakut.

auto_maradona11606381313

Mjekët zbuluan se ai ka ndërruar jetë nga kardiomiopatia, një gjendje ku muskujt e zemrës dobësohen dhe zgjerohen duke mos pompuar mjaftueshëm gjak për pjesën tjetër të trupit.

Nipi i tij, Xhoni Espozito e pa për herë të fundit, legjendën e futbollit, i cili i tha atij se nuk ndjehej mirë dhe u ngjit në dhomë ku u shtri në krevat. Aty ku ndërroi jetë nga ataku kardiak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"