Maqedoni e Veriut/ Shkëndija rikthehet te fitorja në kampionat, Shkupi rrëmben kreun. Mësoni të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 17:25

Maqedoni e Veriut/ Shkëndija rikthehet te fitorja në kampionat, Shkupi rrëmben kreun. Mësoni të gjitha rezultatet

Janë mbyllur 6 sfidat e luajtura ditën e sotme në kampionatin maqedonas të futbollit.

shkendija

Shkëndija më në fund është rikthyer te fitorja duke mposhtur 0-2 në transfertë Skopjen. Për tetovarët shënuan Nafiu dhe Krivak duke i dhënë tre pikë skuadrës së tyre pas dy barazimeve radhazi.

Shkupi mposhti pastër në shtëpi 3-0 Borecin duke marrë dhe kreun e kampionatit pas 7 javësh të luajtura. Në sfidat e tjera, Renova mposhti minimalisht 1-0 Strugën, Pelisteri barazoi 0-0 me Akademinë Pandev, Rabotnicki mposhti 0-2 në trasnfertë Makedonija GP ndërsa Bregalnica fitoi 2-0 me Tikvesin.

 REZULTATET

Skopje-Shkëndija 0-2

Makedonija GP-Rabotnicki 0-2

Pelister-Akademia Pandev 0-0

Bregalnica-Tikves 2-0

Renova-Struga 1-0

Shkupi-Borec 3-0

renditja maqedoni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"