Manxukiç gjen akordin me skuadrën italiane, shuhet “pista”… Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 12:43

Manxukiç gjen akordin me skuadrën italiane, shuhet “pista”… Junajtid

Prej ditësh flitet se Junajtid dhe Juventusi kanë arritur akordin me Mario Manxukiç, për t’u transferuar gjatë merkatos së janarit.

Mario Manxukic

Por, “Il Giornale”, ndryshon tërësisht kurs duke raportuar se sulmuesi kroat, me shumë mundësi do të përfundojë te Milani në merkaton e janarit.

Manxukiç gjatë verës nuk pranoi të shkonte në Katar, pasi dëshironte të lëvizte në një skuadër në Europë. Kjo media bën me dije se futbollisti bardhezi ka gjetur një akord verbal me kuqezinjtë.

Nuk dihet se ku do të përfundojë kroati, pasi Junajtid është gati të plotësojë kërkesat financiare të Juves dhe ta marrë lojtarin në Angli.

Kujtojmë që Manxukiç është pjesë e Juves që në verën e vitit 2015. Ai ka luajtur për ekipe si Dinamo Zagreb, Volfsburg, Bajern dhe Atletiko Madridi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"