Mallkim dëmtimesh në Ligën e Kombeve/ Barça, Reali dhe Milani humbin lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 20:25

Mallkim dëmtimesh në Ligën e Kombeve/ Barça, Reali dhe Milani humbin lojtarë

Mungesave të shumta të Francës mes të cilave Pogba, Loris apo Benzema dje iu shtuan edhe ato të Zhyl Kundesë dhe Majk Menjasë. Mbrojtësi ndaloi vetë në minutën e 23-të duke kërkuar zëvendësimin për shkak të një shqetësimi muskular.

Liga e Kombeve

Në pushim të pjesës së parë fat i njëjtë për portierin e Milanit, që kërkoi gjithashtu të braktiste lojën, pasi ankoi një kontrakturë në pulpë. Për të dy sot parashikohen konsultat mjekësore të rastit. Për momentin vijojnë të jenë të grumbulluar me portierin Areola që mund të jetë në fushë kundër Danimarkës të dielën.

Përveç mbrojtësit të Barcelonës dhe gardianit të Milanit, edhe tek Austria u shënua dëmtimi i David Alabës. Kapiteni austriak kërkoi gjithashtu zëvendësimin, por situata e tij nuk duket aq serioze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"