“Majmun dhe bir ku*ve”, Nejmar akuzon kundërshtarin për racizëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 13:51

“Majmun dhe bir ku*ve”, Nejmar akuzon kundërshtarin për racizëm

Nejmar u ndëshkua me karton të kuq në fundin e ndeshjes që PSG humbi 1-0 ndaj Marsejës. Braziliani u përfshi në një debat verbal me mbrojtësin kundërshtar, Alvaro Gonzalesin para se ta godiste.

psg marseja

Pas këtij veprimi arbitri i ndeshjes dha një lumë kartonash të kuq për të dy skuadrat, ku një ndër to ishte edhe Nejmari. Pas këtij incidenti, braziliani ka akuzuar Gonzalesin për fyerje raciste. Nejmar akuzon se mbrojtësi i Marsejës i ka thënë: majmun dhe bir ku*ve.

Në një postim në rrjetet sociale Nejmar shkruan: “VAR dalloi sulmin tim shumë lehtë. Tani dua të shikoj se çfarë dënimi do marrë kundërshtari që më tha: majmun dhe bir ku*ve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"