Maget i Partizanit drejt Rumanisë, zbulohet klubi që ka arritur akordin me “demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2024 | 23:45

Maget i Partizanit drejt Rumanisë, zbulohet klubi që ka arritur akordin me “demat”

Mediat rumune kanë zbuluar se Partizani është gati të shesë një nga xhevahiret e skuadrës te klubi i njohur rumun, Steau Bukuresht. 

RRAPAJ MAGET

Sipas “ prosport” një 20-vjeçar senegalez është bomba e transfertës me të cilën Xhixhi Bekali mund të godasë! Maget Gueje është “e teta” mbi të cilën shefi i FCSB-së i ka vënë sytë,  luan për kampionin shqiptar dhe ka një çmim të përballueshëm.

Media rumune pohon se me këtë transferim po merret vetë presidenti i Steauas, Xhixhi Bekali. Klubi i FCSB-së e ka ndjekur përmes videove ecurinë e lojtarit të Partizanit, por raporti i plotë rreth tij do të bëhet pas ndjekjes live, ku së fundmi senegalezi shkëlqeu në miqësoren ndaj rumunëve të Universitatea Kluzh, ku shënoi edhe një gol të bukur

Me transferimin e mesfushorit të Partizanit, presidenti Bekali dëshiron të sundojë Superligën rumune.

FCSB është e pandalshme në këtë merkato. Bekali ka vënë synimet për të bërë një ekip të pamposhtur në Superligë dhe tashmë ka arritur të nënshkruajë me tre futbollistë, të tre të huaj: Luis Felipe, Baba Alhasan dhe Nana Antui.

Gjithsesi, lista e Xhixhi Bekalit nuk është e plotë, pasi kuqeblu kanë të paktën edhe tre blerje të tjera: një qendërmbrojtës, një mesfushor qendror dhe një sulmues të fortë.

Së fundmi Bekali ka identifikuar mesfushorin që do të donte në skuadër dhe ai është senegalezi i Partizanit, Maget  Gueje. Nga faqja e specializuar ”Transfermarkt” vlera e senegalezit është 350 mijë euro, por afrikani sipas “prosport” mund të blihet për një çmim diku rreth 500 mijë euro. Negociatat mes dy klubeve do të zhvillohen vetëm pasi miliarderi i FCSB të konsultohet me njerëzit e tij të besuar, të cilët do t’i përcjellin drejtpërdrejt atë që kanë parë, pasi Maget tashmë është vënë re nga skautët e Bekalit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"