Magani: E merituam, mund të kishim fituar më thellë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 18:56

Magani: E merituam, mund të kishim fituar më thellë

Trajneri i Teutës Gugash Magani u shpreh për “Supersport” pas ndeshjes me Vllazninë se skuadra e tij e meritoi fitoren edhe pse skuadra vinte me një presion të madh në këtë përballje.gugash magani“Gjatë gjithë javës skuadra ka qenë nën presion për shkak të objektivave që u vendosën gjatë rrugës. Humbja me Flamurtarin ishte e hidhur për ne dhe është e vështirë që këta të rinj t’i motivosh dhe t’u kërkosh të jenë të balancuar.

E filluam shumë mirë ndeshjen, ishim gjithë kohën në gjysmëfushën kundërshtare dhe duhej ta kishim dyfishuar rezultatin. Morëm një fitore të merituar. Skuadra e Vllaznisë erdhi me një fytyrë tjetër dhe mendoj se do t’u hapë punë të gjithë skuadrave të tjera”.

I pyetur për paraqitjen e dy blerjeve të dimrit, Lena dhe Jonathan, Magani u përgjigj:

“Lena është i konfirmuar por i duhen minuta në dispozicion sepse ka qenë i dëmtuar, ndërsa Jonathan ka shumë punë për të bërë sepse nuk është mirë fizikisht dhe është mbipeshë por unë kam besim te aftësitë e tij”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"