Madrilenët përballë Mançester Sitit, Xhud Bellingam: Nuk vë baste, por ne jemi Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 20:28

Madrilenët përballë Mançester Sitit, Xhud Bellingam: Nuk vë baste, por ne jemi Reali

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti ka zgjedhur një anglez për ta shoqëruar në konferencën për shtyp para takimit të sotëm në ishull kundër Mançester Sitit. Xhud Belligam ka qenë në krah të trajnerit të tij dhe duke folur për ndeshjen ka treguar emocionet për këtë sfidë.

bellingam

“Të them të drejtën jam më shumë nervoz që ndodhem para gazetarëve sesa për ndeshjen. Jam shumë i emocionuar për takimin dhe mezi pres të zbres në fushë”, tha ai. Bellingam nuk mund t’i shmangej pyetjes në lidhje me duelin dhe të qenit favorit të Mançester Sitit në këtë sfidë. “Duhet të kuptoni se e kam të vështirë të them nëse është njëri apo tjetri ekip favorit. Unë nuk vë baste apo nuk shkoj në vende ku luhen baste… por ajo që di është se ne jemi Reali i Madridit. Ndaj çështja e favoritit është më shumë diçka nga këndvështrimi i jashtëm”, shtoi ai. Bellingam foli dhe për mungesën e golit që pas pezullimit në ndeshjen kundër Valencias në La Liga.

“Më kanë munguar golat në ndeshjet e fundit, por kanë qenë disa shkaqe, dëmtimet, pezullimi e kështu me radhë. Por nuk shqetësohem. Kam besim në vetvete, ndaj nuk më bëhet vonë për kritikat”, theksoi anglezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"