Lushnja fitoi më në fund, por kryebashkiakja shkarkon trajnerin Gjyla me motivin se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2021 | 14:36

Lushnja fitoi më në fund, por kryebashkiakja shkarkon trajnerin Gjyla me motivin se…

Ditën e djeshme Lushnja ka arritur të fitojë bindshëm me rezultatin 4-1 në shtëpi ndaj Shkumbinit. Por ditën e sotme kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e cila mban postin e presidentes së klubit ka shkarkuar trajnerin Ilir Gjyla, asistentin Dritan Çuko si dhe administratorin e klubit Edison Koçi.

Ilir Gjyla Lushnja

Këtë lajm e ka bërë publike vetë Bashkia Lushnje me anë të një komunikate në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” duke i bërë me dije opinionit publik shkarkimin nga detyra e dy pjestarëve të stafit dhe një zyrtari të klubit për arsye të rezultateve të dobëta në fazën e parë të kampionatit.

KOMUNIKATA ZYRTARE E BASHKISË SË LUSHNJES –

“Ju bëjmë me dije se Kryetarja e Bashkisë znj.Eriselda Sefa dhe njëkohësisht Presidentja e Klubit të Futbollit Lushnje, shkarkoi nga detyra dy trajnerët Ilir Gjyla dhe Dritan Çuko si dhe shefin e klubit Edison Koçi për rezultate të dobëta të ekipit në fazën e parë. Së shpejti do të ketë një ogranizim të ri të ekipit të futbollit.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"