Lushnja bën “pit-stop” për miqësore në Korçë ndaj Skënderbeut, Korreshi sheh…elitën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2022 | 13:45

Lushnja bën “pit-stop” për miqësore në Korçë ndaj Skënderbeut, Korreshi sheh…elitën

Lushnja është në mbyllje në fazës përgatitore që po zhvillojnë në Ohër. Pikërisht sot, do të lënë Maqedoninë e Veriut. E megjithatë, në kthim, do ta kenë një ndalesë në Korçë. Drejtuesit kanë programuar një miqësore me Skënderbeun. Deri tani verdhejeshilët kanë luajtur vetëm dy të tilla me skuadrat e Strugës, ndaj kjo me bardhekuqtë e Migen Memellit, do të jetë prova e së vërtetës.

Stadiumi_Skënderbeu

Klodian Duros do t’i shërbejë ky test për të vendosur “piketat” jo vetëm për ata lojtarë që ka pasur në vëzhgim, por edhe për formacionin “tip”. Me kampionatin, edhe 11-shja duhet kolauduar. Pjesë e organikë këtë edicion do të jetë edhe Marjus Korreshi. Ai është rikthyer pas një viti te VFR Mannheim dhe është gati që të japë maksimumin për të realizuar misionin madhor.

Korreshi

Në një prononcim për “Panorama Sport”, qendërmbrojtësi thotë: “Jam shumë i kënaqur që u riktheva te Lushnja. Kam luajtur në moshë shumë të re me verdhejeshilët dhe asokohe ishim në Superiore. Shpresoj që edhe këtë herë t’ia dalim dhe ta çojmë ekipin aty ku i takon: në mesin e më të mirëve. Skuadra ka një grup shumë të mirë lojtarësh. Kemi punuar shumë mirë në këtë fazë përgatitore dhe shpresojmë që rezultatet t’i kemi në krahë”.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"