Lushnja 2 muaj pa fitore në shtëpi, mesfushori Andoni: E vështirë, por e mundim Vorën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 13:25

Lushnja 2 muaj pa fitore në shtëpi, mesfushori Andoni: E vështirë, por e mundim Vorën

Lushnjarët do të luajnë të dielën në mesditë përballë Vorës në “Roza Haxhiu”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gugash Magani ka vijuar rregullisht seancat stërvitore në fushën e Plugut. Ekipi lushnjar ka marrë pesë pikë në katër ndeshjet e zhvilluara në vitin 2024. Ndaj dhe udhëzimet janë të qarta, kapja dhe ruajtja e rezultateve pozitive duke i konkretizuar me pikë maksimale.

andoni

Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori i verdhejeshilëve Dejan Andoni shprehet: “Ndeshja me Vorën është në vëmendjen e të gjithëve. Kemi barazuar në fazën e parë kur kemi qenë dy herë në avantazh. Tani i presim vorakët në fushën tonë. Skuadra ndjehet mirë pas barazimit me Kastriotin. Po punojmë të gjithë me seriozitet për të arritur te fitorja në ndeshjen e radhës me Vorën. Duke punuar fort do të marrim rezultate të tjera pozitive.

Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, pasi Vora është një kundërshtar shumë cilësor dhe që synon të dalë me pikë të plota nga fusha jonë. Të njëjtën gjë do të kërkojmë edhe ne dhe kjo do ta bëjë shumë të luftuar këtë sfidë”. Te lushnjarët do të mungojë Kasmollari në mbrojtje, pasi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Lushnjarëve u mungon fitorja në “Roza Haxhiu”, që nga 10 dhjetori i vitit të kaluar, kur triumfonin, 2-0, ndaj Burrelit.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"