Lulaj dhe Hoxhaj të lumtur për rikthimin: Do të jemi protagonistë, Shehi një lider

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 19:11

Lulaj dhe Hoxhaj të lumtur për rikthimin: Do të jemi protagonistë, Shehi një lider

Bruno Lulaj dhe Ardit Hoxhaj u rikthyen te Skënderbeu, pas një periudhe huazim i te Laçi dhe Flamurtarin. Në një prononcim të shkurtër për mediat, si Lulaj ashtu edhe Hoxhaj u shprehën të kënaqur për rikthimin te kampionët pavarësisht momentit të vështirë që po kalon skuadra korçare.

Lulaj dhe Hoxhaj

Bruno Lulaj – Është gjithmonë kënaqësi të kthehesh në shtëpi. Skënderbeu është shtëpia ime. Kam ardhur që të zë vendin e titullarit. Shpresoj që do ta arrij. Ishte dëshira ime të kthehesha te Skënderbeu, pasi kam kontratë akoma, por gjithashtu dua të ndihmoj skuadrën në objektivat që kemi.

Lulaj

Ndihem shumë mirë me profesor Shehin. Kemi qenë shokë skuadre 4 vite radhazi. Ka qenë një lider në fushe dhe trajner brenda fushe.  Besoj që i tillë do të jetë në rolin e tij dhe besoj se do të dali me sukses.

Ardit Hoxhaj- Kam emocione sigurish. Rikthehem te Skënderbeut edhe ndonëse nuk është një moment shumë i mirë. Besoj se ekipi i ka cilësitë e duhura.

Hoxhaj

Ndoshta nuk ka eksperiencë si më parë por mendojmë për objektiva madhorë. E para ka qenë dëshira ime që të rikthehem te Skënderbeu. Edhe kur kam biseduar me drejtuesit, ata dëshironin që unë të kthehesha. Shpresoj që të bëj një sezon të mirë dhe të jem protagonist. h

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"