Luhet në kushte perfekte, ja ku transmetohet sfida Atletik Eskaldes-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2023 | 13:00

Luhet në kushte perfekte, ja ku transmetohet sfida Atletik Eskaldes-Partizani

Prej më shumë se një jave, vendin tonë e ka “pushtuar” një valë e nxehtë me temperatura që i kalojnë 40 gradë celsius.

89798798

Ndryshe ndodh në Andorrë, ku termometri shënon shifra më të përballueshme dhe ndeshja mes Partizanit dhe Atletik Eskaldes do të luhet në kushte thuajse perfekte.

Temperaturat gjatë ndeshjes do të jenë rreth 17 gradë celsius dhe qielli pritet me re. Nuk përjashMoti tohet prania e erës, që në Andorrë është shpesh prezente.

TRANSMETIMI – Vetëm një ditë përpara ndeshjes është vendosur transmetuesi i ndeshjes mes Partizanit dhe Atletik Eskaldes, që luhet sot në stadiumin kombëtar të Andorrës, duke nisur nga ora 17:00.

Kjo përballje do të transmetohet në ekranin e “MCN TV”, që ka arritur të fitojë të drejtën e transmetimit edhe për dy ndeshjet e shkuara të Partizanit ndaj BATE Borisovit në Champions League.

Kjo sfidë luhet në llogari të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"