Luhet finalja e Kupës, flet Nojer: Të fitojmë për tifozët, Sane ka kualitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 9:00

Luhet finalja e Kupës, flet Nojer: Të fitojmë për tifozët, Sane ka kualitet

Kapiteni i Bajernit, Manuel Nojer, ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp të zhvilluar para finales së Kupës. “Finalja është pa dyshim ndeshja më e rëndësishme e sezonit”, tha Nojer. “Më vjen keq që nuk do të jenë të pranishëm tifozët e të dyja skuadrave. Atmosfera do të kishte qenë e jashtëzakonshme.Nojer

Berlini gjithmonë ka ditur të organizojë një finale të madhe. E kam përjetuar këtë gjë disa herë dhe gjithmonë më ka emocionuar”. Kapiteni i kampionëve të Bundesligës tha se skuadra e tij do të zbresë në fushë për të fituar. “Jemi gati dhe do të japim gjithçka për t’u kthyer në shtëpi me trofeun. Ky është qëllimi ynë i vetëm”.

Nojer nuk ka dashur ta komentojë gjatë ardhjen e Leroi Sanesë në Mynih, duke thënë vetëm se: “Kam luajtur me të te Gjermania. Mendoj se është e kotë të flasim për cilësitë e tij. Ai është një talent i madh, besoj se do të lërë gjurmë te Bajerni.Nojer Levandovski

Jam i lumtur që zgjodhi të rikthehet në Gjermani”, tha gardiani i portës bavareze në prag të finales me Leverkusenin. Një parashikim për ndeshjen e sotme, Nojer e kishte të vështirë për ta dhënë. “Finalet janë të vështira për t’u parashikuar. Shpresoj që të jemi ne skuadra fituese, nuk ka rëndësi se sa do të jetë diferenca”, parashikoi Nojer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"