“Luftë” edhe në merkato, Paratiçi dhe Marota duelojnë për katër talente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 11:32

“Luftë” edhe në merkato, Paratiçi dhe Marota duelojnë për katër talente

Interi dhe Juventusi këtë sezon kanë dhënë shenjat se do të luftojnë deri në fund për titullin kampion në Itali.

inter juve

Ardhja e Kontes te zikaltrit ka bërë që Interi të rigjej identitetin e munguar dhe të jetë skuadër e fortë, që josh edhe lojtarët për t’u bashkuar. Dueli mes Juves dhe Interit, nuk përqëndrohet vetëm në fushën e lojës, por tashmë ka kaluar dhe në merkato.

Siç raporton “Gazzeta Dello Sport”, Paratiçi dhe Marota sfidohen për katër talente, që konsiderohen e ardhmja e Serisë A.

Paratici.Marotta.combo.2019.750x450

Bëhet fjalë për Kiezën, Kulusevskin, Tonalin dhe Zaniolon. Të katërt po shkëlqejnë me skuadrat e tyre dhe tregojnë se kanë shumë potencial të pashprehur ende në fushën e lojës.

kieza-tonali-zaniolo

Konkurrenca mes Juves dhe Interit tashmë është rikthyer të jetë e fortë dhe kjo i jep një tjetër bukuri futbollit italian.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"