Luajti gjysmën e sezonit te Laçi, Kastrioti përgatit rikthimin e mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2019 | 12:52

Luajti gjysmën e sezonit te Laçi, Kastrioti përgatit rikthimin e mesfushorit

Pavarësisht se skuadra po pushon, stafi teknik i Kastriotit po lëviz për merkaton e janarit. Nga burime të “Panorama Sport” mësohet se në planet e krutanëve është një rikthim i rëndësishëm i mesfushorit Ersil Ymeri, shkodranit që luajti një sezon shumë të mirë në Superiore.ersil ymeraj

Ai është një nga dëshirat e trajnerit Ramadan Ndreu dhe drejtuesit po lëvizin për ta rikthyer. Mesfushori u largua në fillim të sezonit për te Laçi më Superiore, por pak ditë më parë u largua edhe nga kurbinasit. Sakaq, në listën e afrimeve janë edhe nigerianët Henri Okebugu dhe Lukman Husein.

Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që nga Kastrioti të ketë edhe “firo”, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Klubi ka marrë oferta për mesfushorin me tipare sulmuese, Patrik Bardhi, i cili vijon të jetë njëri ndër lojtarët më të kërkuar.

Më 30 dhjetor do të ketë një takim drejtues-lojtarë, ndërsa më 6 janar krutanët do të zbresin në fushën e blertë për nisjen e përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit. Në 12 javët e para të kampionatit ata kanë grumbulluar 26 pikë, duke qenë në krye të Grupit A, me 7 pikë diferencë nga vendi i dytë.

Kastrioti ka edhe statistika mbresëlënëse, ku në 12 ndeshje ka pësuar vetëm 5 gola, duke përfshirë edhe dy të shënuar nga Shkumbini i përjashtuar, ndërkohë që ka shënuar 17 gola, si askush tjetër në Grupin A.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"