Luajnë ndaj Elbasanit, flet Arbër Mone: Momenti që Lushnja të kthehet te trepikëshi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 11:06

Luajnë ndaj Elbasanit, flet Arbër Mone: Momenti që Lushnja të kthehet te trepikëshi

Lushnja luan sot në transfertë ndaj Elbasanit takimin e dytë të fazës “play out”. Ekipi i drejtuar nga Ilir Gjyla mban vendin e 6-të me një diferencë 9-pikëshe nga Flamurtari. Lushnjarët duan ta mbyllin matematikisht çështjen e mbijetesës në të Parën, duke eliminuar ndeshjen shtesë në fund.

mone

“Kemi bërë një kampionat ku kemi kërkuar 4-shen e parë dhe nuk kemi rivalizuar për vendin e shtatë. Por, tani që jemi në grupin e dytë kemi diferencën të madhe me këtë vend, pasi kemi zhvilluar një kampionat shumë më të mirë nga skuadrat që janë deri te mbijetesa. Kemi kërkuar shumë më tepër. Këtë pjesë të kampionatit do të kërkojmë ta mbyllim sa më shpejt deri edhe matematikisht”, u shpreh në fillim Arbër Mone.

Lushnjarët do të kërkojnë fitoren e tretë sezonale me Elbasanin. “Besoj te reflektimi pas barazimit me Flamurtarin, pasi kemi skuadër më të mirë se ekipet e fundit në tabelë. Lushnja luan për vendin e pestë. Transfertën me Elbasanin e kemi vlerësuar maksimalisht, ndaj ky është momenti për t’u rikthyer te rezultati pozitiv.

Jemi përgatitur për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të marrë fitoren”, tha Mone.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"