“Luaja me vëllezerit në 40 cm borë, largimi ishte momenti më i vështirë”, ylli i Kosovës rrëfen jetën e vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 22:15

“Luaja me vëllezerit në 40 cm borë, largimi ishte momenti më i vështirë”, ylli i Kosovës rrëfen jetën e vështirë

Njëri prej futbollistëve më të spikatur të Kosovës Arbër Zeneli rrëfeu një pjesë të rëndësishme të jetës së tij.

zeneli

Në një intervistë për “Colossal Sport Management”, lojtari i Stad dë Reim tregon se në fëmijëri është stërvitur në Suedi në kushte tepër të vështira atmosferike, madje kur trashësia e borës arrinte në 40 cm. Ai ndalet dhe te momenti kur vendosi të largohej nga vendlindja Falun drejt Borasit në Suedi për të nisur karrierën me Elfsborgun.

“Nëse binte shi, borë apo ishte kohë me diell, ne ishim gjithmonë jashtë për të luajtur futboll së bashku. Në verë bëheshim rreth 50 fëmijë që luanim në fushë, por në dimër vetëm me vëllezërit e mi luanim në borë me trashësi 40 cm. Këto kujtime ishin tepër të rënda për mua. Kur shihja vëllezerit e mi duke qarë, ishte tepër e vështirë për mua të largohesha nga Faluni. Ishte njësoj sikur të më ndahej në dysh zemra. Ishte vendimi më i vështirë i jetës sime”, rrëfen Zeneli.

Zeneli hodhi hapa me peshë në karrierë duke kaluar nga Elfsborgu në Suedi, më pas në Holandë te Herenveni, ndërsa tani aktivizohet me Stad dë Reim.

Pas mëse 6 muajsh dëmtim në ligament, Zeneli është kthyer sërish të luajë në Francë, ndërsa do të jetë gati në mars të luajë me Kosovën kundër Maqedonisë për fazën “play-off” për EURO 2020.

Zeneli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"