Lojtarët u goditën nga tifozët, ja vendimi i Federatës së Kosovës për ndeshjen e ndërprerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2017 | 17:23

Lojtarët u goditën nga tifozët, ja vendimi i Federatës së Kosovës për ndeshjen e ndërprerë

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit u ndërpre në kohën shtesë, pasi tifozët vendas u futën në fushë dhe goditën me mjete të forta lojtarët miq.

x240-VW9

Por ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës në Federatën e Futbollit të Kososvës, ka marrë vendimin zyrtar për atë episod. Ja dhe vendimi i plotë.

“Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Flamurtari – KF Vëllaznimi e vlefshme për javën e 11-të të Vala Superligës së Kosovës, konstatoi se ndeshja është ndërprerë në kohën shtesë 90+ për shkak se në momentin e barazimit të rezultatit të ndeshjes në fillim një shikues ka hyrë në fushë dhe ka goditur lojtarët e KF Vëllaznimi me shkop, pastaj kanë hyrë edhe disa shikues të tjerë dhe është krijuar një rrëmujë para portës së Vëllaznimit dhe gjyqtari e ka ndërprerë ndeshjen për shkak të situatës së krijuar, andaj Komisioni i Garave konform nenit 51, paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore e regjistron ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të KF Vëllaznimit”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"