Lojtarë me përvojë në Superiore, Kastrioti ka gati dy goditje në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 10:34

Lojtarë me përvojë në Superiore, Kastrioti ka gati dy goditje në merkato

Fundjava pritet të jetë tejet intensive për krutanët të cilët me shumë gjasë do të kompletojnë edhe skuadrën e elitës për sezonin e ri. Burime të gazetës bëjnë me dije se të hënën te krutanët do të ketë zhvillime, pasi priten disa afrime të reja, saktësisht dy afrime me peshë, por në klub nuk preferojnë të tregojnë emrat dhe pozicionet ku ata luajnë.
kASTRIOTI
Gjithsesi, thuhet se janë lojtarë që kanë luajtur për shumë vite në Superiore. Deri më tani te Kastrioti janë afruar disa lojtarë, por duket se rezultatet e miqësoreve të fundit kanë bërë që stafi teknik të mendojë për të tjera përforcime, duke kërkuar që çdo pozicion të jetë i dubluar. |

AXHENDA – Sot duhet të luhej java e dytë e kampionatit, sipas kalendarit, ku krutanët do të ishin mysafirë në Laç. Sipas programit të klubeve të Superiores, bojkoti do të vazhdojë edhe në këtë javë, dhe mënyra e zgjedhur do të jetë e ndryshme nga ajo e javës së parë. Sot ekipet do të paraqiten në fushë, por bojkoti vazhdon. Ekipi i Kastriotit do të zbresë në fushën e Laçit, ku dy kapitenët e skuadrave do të lexojnë një deklaratë rreth kërkesave të Ligës ndaj qeverisë.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"