Lojtar me COVID dhe pengesa nga autoritetet italiane/ Lista e ekipit Kombëtar U-21 pëson ndryshime, trajneri Bushi ka vendos të mos…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2021 | 17:03

Lojtar me COVID dhe pengesa nga autoritetet italiane/ Lista e ekipit Kombëtar U-21 pëson ndryshime, trajneri Bushi ka vendos të mos…

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të FSHF-së, zyrta e shtypit bën me dije se lista e ekipit Kombëtar U-21, e shpallur ditën e shtunë nga trajneri Alban Bushi ka pësuar dy ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19.

shpresat

Bëhet me dije se Sergio Kalaja, mbrojtësi i talentuar shqiptar nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjithashtu, edhe mesfushori kuqezi, i cili aktivizohet me ekipin e AC Renate në Itali, Erald Lakti edhe pse ka rezultuar negativ në testin e zhvilluar ditën e sotme përpara nisjes për në Shqipëri, nuk është lejuar nga autoritetet italiane të udhëtojë për shkak të disa rasteve me Covid-19 që janë evidentuar së fundmi.

Për shkak të impenjimeve me klubet dhe problemeve të lidhura me pandeminë, tekniku Bushi ka vendosur të mos marrë lojtarë të tjerë për ta zëvendësuar. Kombëtarja Shpresa, do ta nisë fushatën e eliminatoreve të EURO 2023 në 4 qershor, në transfertën ndaj Andorrës.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"