LOJËRAT MESDHETARE/ Gjimnasti Matvei Petrov e nis mbarë, siguron finale në “Oran 2022”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 18:11

LOJËRAT MESDHETARE/ Gjimnasti Matvei Petrov e nis mbarë, siguron finale në “Oran 2022”

Në Algjeri vijojnë garat për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, aktivitet ku merr pjesë edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet me 29 sportistë në 10 disiplina të ndryshme.

Matvei Petrov

Pas paraqitjeve shumë të mira nga mundjes dhe boksit, Shqipëria ka shënuar rezultatet të rëndësishme edhe në gjimnastikën artistike.

Matvei Petrov, rusi i natyralizuar me pasaportë shqiptare, ka arritur që të kualifikohet për në finale e kalit me doreza.

Petrov ka bërë një garë të mirë, duke grumbulluar 13.95 pikë, ndërsa nesër padite do të zbresë në konkurrim në finale, ku do të luftojë për medalje.

290381727_392382652722881_8157270875161084070_n

289962259_537219234806990_7749843229964843102_n

290627838_563215998724544_3293142963098917974_n

290174692_705757813839821_264897487702233212_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"