Llogaritë e titullit, mund të vijë javën e ardhshme për Real Madridin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 17:18

Llogaritë e titullit, mund të vijë javën e ardhshme për Real Madridin

Fitorja 0-1 e Realit të Madridit në San Sebastian kundër Sociedadit ka afruar dhe më shumë Madridin me titullin e 36-të. Me 14 pikë më shumë se Barcelona gjithçka varet nga humbja apo barazimi i katalanasve të hënën në mbrëmje ndaj Valencias. Në këtë pikë distanca do të ishte 14 pikë (nëse Barça humbet) dhe 13 nëse skuadra e Ksavit barazon kundër Valencias.

240122104951-04-real-madrid-012124

Nëse kombinohen këto rezultate, Madridit më pas do t’i duhet vetëm të fitojë, ose të barazonte kundër Kadizit javën e ardhshme për t’u shpallur kampion, mjafton që Barça të mos fitojë derbin e Katalonjës ndaj Gironës. Hipoteza e dytë është që Barça mund Valencian. Distanca do të mbetej e njëjtë 11 pikë me 15 pikë në lojë deri në fund. Në këtë rast, Reali duhet të mundë Kadizin dhe Barcelona të humbasë ose të barazojë në Girona për të dalë kampion.

Megjithatë, nëse Madridi dhe Barça fitojnë kundër Kadizit dhe Gironës, java e 35-të do të shihej si vendimtare, ku Realit do t’i duhej një pikë në Granada për të fituar trofeun edhe matematikisht, pavarësisht rezultatit të Barcelonës kundër Sociedadit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"